Abazi: Po tentojnë të ma sabotojnë konferencën për media

28 tetor 2022 | 11:11

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se po duan që t’ia sabotojnë konferencën me takime të tjera që po caktohen pikërisht në orën 10:00.

“Po e them edhe një herë me keqardhje që në ora 10:00 tentohet që të mbahen takime të tjera që të sabotohet konferenca për media. Ne do të vazhdojmë, unë patjetër do të vazhdojë edhe këtu edhe nëpërmjet mediave sociale që të adresojë këto çështje që janë shumë të rëndësishme për jetën parlamentare dhe vendimmarrjen në vendin tonë”, ka thënë Abazi në konferencën e përjavshme të së premtes.

Abazi ka dhënë edhe një qëndrim kundër atij të shefit të tij të partisë. Ai ka thënë se afati për targat duhet të shtyhet deri në dhjetor, përkundër që vendimi është parimor, sipas tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka dalë kundër qëndrimit…