Abazi: Polisa e sigurimit për mërgimtarët nuk është falas, paguhet nga buxheti që është marrë peng nga komunistët

30 qershor 2024 | 16:19

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka komentuar vendimin e qeverisë Kurti për lirimin nga pagesa për policën kufitare për mërgimtarët.

Ai ka thënë se polica kufitare nuk është falas por paguhet me taksat e qytetarëve dhe me buxhetin e Kosovës që sipas tij, është “marrë peng nga makineria komuniste”

“Polisa e sigurimit për mërgimtarët nuk është falas, ajo paguhet nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i Kosovës që është marrë peng nga makineria komuniste dhe po e manipulon për sadaka dhe popullizëm.

Është bërë qeveria sikur ‘SuperGjyshja’ që i nxjerrë paratë nga gjiri për më ju dhënë nipave e mbesave nga një peshqesh të vogël për me ndejtë rehat edhe me dashtë gjyshen! Mos të harrojmë që edhe mëtutje në Kosovë makinat kanë sigurim por njerëzit nuk kanë sigurim shëndetësorë! Për policët e ushtarët as që bëhet fjalë!”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Do të duhet pritur deri në raundin e dytë për…