Abazi: Qysh arriti Radojiçiqi me 90 cuba me ikë nga rrethimi i hekurt i Kurtit?

19 tetor 2023 | 12:17

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për Policinë e Kosovës.

Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Abazi, ka thënë se është poshtërsi e pushtetarëve që të marrin pjesë në varrimin e rreshterit Afrim Bunjaku, por të mungojnë në seancën e jashtëzakonshme për mbështetjen e Policisë së Kosovës.

“Pse është tradhtuar Policia e Kosovës dhe është lëshuar Radojçiqi pasi kryeministri ka dalë në medie dhe ka thënë që Banjska ka qenë e rrethuar nga forcat policore të Kosovës. Kush ka dhënë urdhër që Radojiçiqi me cubat e tij të ecin maleve të Kosovës pa asnjë therë në këmbë?. Vetëvendosje goditi shtetin me molotov. U vranë njerëz për kauzat e tyre të rrejshme. Sot nuk janë në Kuvend për policinë. A është duke u koordinuar prapë Mimoza Kusari me Radojiçiqin dhe qysh Radojiçiqi me 90 cuba arriti me u larguar nga rrethimi i hekurt i Kurtit. Edhe nëse është e vërtet që po e amendamentoni ligjin për pagesën e policisë, kjo është e ulët, kur tri vite pas, kur një parti parlamentare që është pjesë e politikës, guximin me ikë prej demokracisë nuk mundet me pas kurrkush”, është shprehur Abazi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Prishtinës , Gjilan Euro Diesel: 1.44€…