Abazi reagon pas letrës së Thaçit: Vetëvendosje është në koalicion me qytetarët

10 prill 2020 | 14:14

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se partia e tij ka vetëm një koalicion, atë me qytetarët.

Këtë qëndrim, Abazi e ka dhënë pas letrës së presidentit Hashim Thaçi dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku i kërkon këtij të fundit emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

“LVV ka vetëm një koalicion, një partneritet dhe vetëm një borxh- vetëm me qytetarët e vendit që jetojnë këtu apo në mërgatë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se procesi i…