Abazi: Se kjo qeveri nuk e ka as idenë se çfarë po bën, tregon edhe kontrata për lobim në ShBA

20 korrik 2023 | 11:10

Deputeti Haki Abazi ka kritikuar qeverinë Kurti sa i përket kontratës për lobim në ShBA.

Ai ka thënë se në bazë të informacioneve, përfaqësues i kompanisë për lobim në ShBA që është kontraktuar nga Qeveria e Kosovës e ka shuar Këshillin shqiptaro-amerikan për shkak të keqmenaxhimit të fondeve.

“E dyta, përfaqësuesi ka qenë kundërshtari më i madh i çdo ndryshimi politik në Kosovë. Në mënyrë aktive dhe madje shumë joprofesionale duke keqinformuar dhe manipuluar me informacion kundër të gjithë atyre që kanë pasur qëndrim e angazhim kundër grupeve të korruptuara dhe të kriminalizuara, për këtë është ballafaquar drejtpërsëdrejti”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Kontrata qeveritare e Lobimit në Amerikë!

Se kjo qeveri nuk e ka as idenë se çfarë po bën, tregon edhe kontrata për lobim në ShBA. Sipas informacionit, kompania e angazhuar nga Qeveria e Kosovës për lobim në ShBA, para së gjithash përfaqësuesi e ka shuar Këshillin Shqiptaro Amerikan për shkak të keqmenagjimit të fondeve duke humbur statusin “earmarked funding” nga qeveria amerikane. Si pasojë sot nuk ekziston Këshilli Shqiptaro Amerikan!
E dyta, përfaqësuesi ka qenë kundërshtari më i madh i çdo ndryshimi politik në Kosovë. Në mënyrë aktive dhe madje shumë joprofesionale duke keqinformuar dhe manipuluar me informacion kundër të gjithë atyre që kanë pasur qëndrim e angazhim kundër grupeve të korruptuara dhe të kriminalizuara, për këtë është ballafaquar drejtpërsëdrejti.
Ndikimi i përfaqësuesit lobues në Ëashington DC, është i barabartë me zero në mos negativ për shkak të rolit të tij në shuarjen e Këshillit Shqiptaro Amerikan.
Mungesa e thellë e njohurive dhe informacionit dhe arroganca e Ministres së Punëve të Jashtme jo që ka dëmtuar seriozisht interesin e Kosovës por vendimet janë bërë burim i dëshirimit dhe dekurajimit për diplomatët dhe punën e tyre në vendet përkatëse.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra protestues sulmuan ambasadën suedeze në qendër të Bagdadit në…