Abazi: Si është e mundur që në pushtetin e LV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit
Deputeti i LV-së, Haki Abazi, ka thënë sot se kryeministri i vendit, Albini Kurti ka urdhëruar shkarkim e tij nga komisionet parlamentare.
Përpos kësaj, ai mbrëmë ka përmendur disa video-incizime që kanë të bëjnë me LV-në.
Por sot ai tha se po ka video e audio-incizime, e që sipas tij tregojnë për ngufatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit.
“Për audio e video-incizime. Tregojnë për ngulfaten e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Këto audio-incizime e video-incizime janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, pyetjet e mia që kam shtruar e diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjell shkarkimin përbrenda Vetëvendosjes. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për të sqaruar deri në fund se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e LV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë, asnjë. Por ne as si shoqëri as si qytetar individual e as si deputet s’mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe duhet të kryejmë punën. Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera e janë zhdukur”, ka thënë Abazi.
Po ashtu deputeti Abazi ka theksuar se rrjedhimisht porosia e tij për Albulena Haxhiu është që të kryejë punën e saj si ministre që ka obligim para qytetarë dhe para deputetëve.
“Ajo dje deklaroi se grupi parlamentar ka vendosur që të bëhet shkarkimi im, kjo është një gënjeshtër e pastër sepse s’ka vendim nga GP për shkarkim, s’ka votim e vendim. Rrjedhimisht kjo e bënë që ajo të lëshojë një të pavërtetë përderisa zonja Haxhiu duhet të jetë e përgjegjshme dhe me përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur në ministrinë që ajo drejton”, ka thënë deputeti Haki Abazi.