![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/abazi.png)
Abazi të premten mban konferencë për media, kjo është arsyeja
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë me dije se të premten do të mbajë konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet e tij për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.
“Këtë të premte do të paraqitem për çështjet dhe zhvillimet në Politikën e Jashtme dhe çështjet lidhur me energjinë dhe krizën energjetike dhe rolin dhe hapësirën për deputetin. Uroj deri të premten debati për pagat të përmbyllet”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.
Postimi i plotë i Abazit:
Të nderuar miq, gazetarë dhe të dashur qytetarë:
Në kuadër të intensifikimit të punës dhe angazhimeve në kryerjen e obligimeve si deputet, ju njoftoj:
Që nga fundi javës së ardhshme saktësisht nga ora 10:00, të premten në kapacitetin e deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare, do të mbajë konferencë për shtyp lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Këtë të premte do të paraqitem për çështjet dhe zhvillimet në politikën e jashtme dhe çështjet lidhur me energjinë dhe krizën energjetike dhe rolin dhe hapësirën për deputetin. Uroj deri të premten debati për pagat të përmbyllet.
Pas paraqitjes së pikëpamjeve dhe qëndrimeve do të jam në dispozicion për pyetjet.