Abazi thirrje qytetarëve: Mos blini mallra më shumë se zakonisht, marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara
11 mars 2020
| 23:30
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka njoftuar të gjithë qytetarët se nuk do të ketë asnjë kufizim në tregti dhe se marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara.
Ai ka deklaruar se qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë blerjen e mallrave dhe gjësendeve më shumë se zakonisht.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, dua t’ju informoj për diçka shumë të rëndësishme. Në kuadër të masave për menaxhimin e situatës me coronavirus, nuk do të ketë asnjë kufizim të tregtisë. Marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara. Në gjithë botën, edhe aty ku ka epidemi, tregtia vazhdon. Pra nuk ka nevojë të blini mallra dhe gjësende më shumë se zakonisht”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Abazit: