Abazi thotë se qeveria Hoti u ngjanë atyre të kontrolluara nga Beogradi

27 korrik 2020 | 17:52

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se aktualisht institucionet e vendit janë jolegjitime dhe antidemokratike, të cilat sipas tij u ngjasojnë atyre që kanë qenë antishqiptare dhe të kontrolluara nga Beogradi.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar të gjithë duhet të organizohen për të shpëtuar nga Covid-19 dhe nga  “grupi që kurrë nuk e ka pasur qëllim as interesin e qytetarëve dhe as bërjes së shtetit”, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Abazit dhe pa ndërhyrje:

Ka pasë qeveri të dhunshme ky vend, ka pasë qeveri që ka përjashtu punëtorët nga puna, arsimtarët e nxënësit nga shkolla, ka pasë edhe të atillë që në emër të popullit kanë dënuar patriot me qindra vjet.

Sot kemi institucionet me jolegjitime dhe antidemokratike që ju gjasojnë atyre që kanë qenë antishqiptare dhe të kontrolluara nga Beogradi. Në atë kohë kushdo që ka bashkëpunuar kundër vullnetit të shumicës shqiptare është konsideruar “shqiptar i ndershëm”, sot kjo qeveri është kundër vullnetit të shumicës shqiptare. Kush do me mbetë pa nder e pa respekt në historinë e bërjes së shtetit?

Pa marrë parasysh qeverinë e sikletit e kuislinge deri në zgjedhje, ne organizohemi bashkë për me shpëtu prej COVID 19 dhe me shpëtu prej papërgjegjësisë së një grupi që kurrë nuk e ka pasë qëllim as interesin e qytetarëve dhe as bërjes së shtetit.

#maskedistancepastrim
#Zgjedhje

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, po e shqyrton…