Abazi tregon se çfarë bisedoi me shefin e BE-së në Kosovë
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, pas takimit që zgjati një orë e gjysmë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se me këtë të fundit ka biseduar çështjet e integrimeve evropiane për Kosovën, me theks të veçantë kërkesën e kahmotshme për liberalizimin e vizave.
Sipas Abazit, heqja e vizave për qytetarët e Kosovë nuk është futur në konkluzionet e dala nga Samiti i Brdos për shkak se, siç ka thënë ai, procesi i integrimit dhe heqja e vizave janë dy çështje krejt të ndara.
Abazi ka thënë se në këtë takim kanë biseduar edhe për dialogun me Serbinë dhe idenë që të ketë riformatim dhe trajtim të barabartë të dy vendeve në këtë proces.
Më tutje, Abazi ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është përmendur në takimin me Szunyogun.
Në ndërkohë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë nuk ka pranuar të flasë për gazetarët.