Abazi  tregon se cilët deputetë të Vetëvendosjes janë ‘altoparlantë’ të Dejona Mihalit

26 tetor 2023 | 14:34

Haki Abazi është deputet i revoltuar dhe i dorëhequr nga grupi parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Që nga dita kur është “rebeluar”, Abazi ka pasur shumë kritika në drejtim  të deputetëve të pushtetit, qeverisë Kurti dhe Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në Vetëvendosjes.

Edhe në seancën e sotme, Abazi e ka shënjestruar Mihalin, të cilën e ka kritikuar për kontrollim të deputetëve të LV-së.

Sipas Abazit, Mihali u tregon deputetëve të LV-së se kur të marrin pjesë në seancë dhe kur të mos marrin pjesë në seancë të Kuvendit të Kosovës.

“Dalin njerëzit në zgjedhje demokratike,  ua japin votën deputetëve dhe në fund këta deputetë nuk kanë të bëjnë absolutisht asgjë me vendimmarrjen sepse Dejona Mihali u tregon kur duhet të vijnë në seancë dhe qysh duhet të sillen. Një popull që për 100 vjet ka qenë i poshtuar nga serbët, prej 1989 ka hequr të zinjtë e ullirit për me vendos demokracinë këtu, ka lindë heronj e heronj dhe vjen në përfundim të derivimit të demokracisë që Dejona Mihali me kallxu kush me qenë në seancë dhe kush mos me qenë në seancë”, ka thënë Abazi.

Në këtë kontekst, Abazi i ka quajtur tre deputetë të LV-së “altoparlantë të Dejona Mihalit”.

“Dejona Mihali i ka dy altoparlantë, më falni tre altoparlantë, Mimoza Kusarin, Armend Mujën dhe këtë djalin e Lipjanit (Adnan Rrustemi), që vjen këtu dhe ju tregon deputetëve a është e rëndësishme me diskutuar a nuk është e rëndësishme me u diskutuar çështja e ngritjes së koeficientit apo fati i policëve”, ka thënë Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në vendin e…