Abazoviçi paralajmëron Gjukanoviçin për shkarkim

03 janar 2021 | 09:46

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç i ka “treguar dhëmbët” mazhorancës pro-serbe e cila ka marrë frenat e qeverisjes në vend, duke kthyer Ligjin e Fesë miratuar nga Kuvendi në 29 dhjetor.

Menjëherë ka reaguar zv/kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili e ka paralajmëruar për shkarkim.

“Nëse ai shkel Kushtetutën, ne do ta zëvendësojmë atë!”, shkroi Abazoviç në “Twitter”.

Duhet të kujtojmë se Gjukanoviçi ktheu të gjitha ligjet e miratuara nga Kuvendi në seancën e 29 dhjetorit, përfshirë Ligjin e Fesë.

Ky ligj, i cili shkaktoi pakënaqësi të Kishës Ortodokse Serbe dhe opozitës së atëhershme të udhëhequr nga Fronti Demokratik, hyri në fuqi në 8 janar 2020. Ligji garantoi lirinë e plotë të fesë për të gjithë besimtarët dhe status të barabartë për të gjithë. komunitetet fetare në Mal të Zi, si dhe lirinë e plotë të besimit për të gjithë qytetarët që nuk janë besimtarë.

Por ligji gjithashtu përcaktoi të drejtat pronësore të shtetit mbi ndërtesat fetare që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të Malit të Zi, për çka dhe u refuzua ashpër nga kasta klerikale ortodokse, posaçërisht ajo serbofile.

Menjëherë pasi fitoi zgjedhjet në gusht të vitit të kaluar, Abazoviç njoftoi se do të ndryshonte të gjitha dispozitat “e diskutueshme” të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bizneset që udhëhiqen nga gratë në Kosovë, sipas përfaqësueseve të…