Abazoviq arrin në Pejë: Kohë e mirë për shëtitje

15 prill 2023 | 17:25

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është duke e vizituar qytetin e Pejës, dhe ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që i kanë bërë kryetari Gazmend  Muhaxheri dhe qytetarët pejanë.

Abazoviq, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është shumë i lumtur që po qëndron në qytetin e Pejës.

“Kohë e mirë për shëtitje në Pejë. Falënderojmë kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin, bashkëpunëtoret e tij dhe qytetarët pejanë për mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar Abazoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe…