Abazoviq feston në Prishtinë (Foto)
Netët festive të fundvitit veç kanë filluar, frekuentimi i klubeve të natës sa vjen e shtohet kur jemi duke ju afruar festës së Vitit të Ri.
Në Kosovë jemi mësuar që gjatë kësaj periudhe të shtohet numri i bashkëatdhetarëve, të cilët kthehen në vendlindje për të pritur festat e fundvitit me bashkëfamiljarët e tyre pranë.
Por kësaj radhe Prishtina ka qenë nikoqir i një mysafiri të veçantë, clubi i shquar i kryqeytetit, Zone Club, ka pritur Dritan Abazoviqin, ku ai shihet në shoqërinë e pronarit të Zone Club, Dekorim Sahitit.
Dritan Abazoviq deri para pak muajsh qenë kryeministër i Malit të Zi, duke hyrë në histori si kryeminstri i parë shqiptar i Malit të Zi.
Zone Club është destinacion kyç për të gjithë ata që festën e tyre dëshirojnë ta zgjasin deri në orët e hershme të mëngjesit, gjithmonë duke ofruar program të veçantë, nga DJ më të mirënjohur botëror të muzikës elektronike e deri te artistët e DJ-të më të shquar shqiptar.