Abazoviq mbështet Serbinë kundër Anglisë: Do të jem në stadium duke brohoritur
16 qershor 2024
| 14:23
Politikani shqiptar dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se do të jetë në stadium duke bërë tifo për Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë në kuadër të kampionatit evropian.
Këto komente Abazoviq i ka bërë për transmetuesin publik serb.
“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, ka thënë Abazoviqi