Abazoviq merret në pyetje nga Prokuroria, kjo është arsyeja
Kryeprokurori Special i Malit të Zi, Milivoje Katniq konfirmoi për ‘Dan’ se zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq ka dhënë një deklaratë para prokurorit, transmeton Gazeta Express.
Ai, siç thuhet, ka dhënë deklaratë lidhur me kërcënimet që i ka marrë përmes rrjeteve sociale.
Katniq gjithashtu tha se po zhvillohet një hetim lidhur me deklaratën e Abazoviqit se dikush i ofroi para, për të cilat ai foli në emisionin Naçisto, raporton portali RTCG.
Katniq nuk mund të thoshte nëse çështja specifike përfshinte korrupsion politik, por vuri në dukje se prokuroria do të kryejë të gjitha kontrollet dhe do ta hetojë çështjen deri në fund, pas së cilës do të përcaktohet nëse çështja ishte nën juridiksionin e prokurorit special.
Përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të partisë URA, së fundmi njoftuan se kreytari i kësaj partie, Abazoviq, mori kërcënime serioze.
Mediat njoftuan se Abazoviq u kërcënua nga një anëtar i një grupi kriminal.