Abazoviq: S’më pëlqen mospajtimi i Kurtit me ndërkombëtarët

13 qershor 2023 | 08:28

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka komentuar raportin në mes të Qeverisë së Kosovës me ShBA-në dhe BE-në.

Abazoviqi tha se nuk i pëlqen mospajtimi i qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.

“Nuk më pëlqen se si ka ardhur deri në një diskordim mesazhi, diskordim komunikimi ndërmjet ndërkombëtarëve dhe Qeverisë”, tha ai në Klan Kosova.

“Jam i bindur se Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Kurti shumë shpejt do t’i nivelojnë komunikimet dhe do të gjendet një zgjidhje e përbashkët”, tha ai.

“Kjo është çështja në Ballkan, ne nuk jemi superfuqi, ne jemi shtete shumë të vogla, jemi shtete mikro. Është e vërtetë që Kosova është më e madhe se Mali i Zi por ne nuk mundemi me anuluar as ndikimin e as miqësinë me aleatët kryesorë që I kemi, pikë së pari këtu bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian ashtu si duhet me u gjet një lloj komunikimi”, tha ai.

Tutje ai ritheksoi që nuk po e kritikon qeverinë.

“Kjo nuk është kurrfarë kritike ndaj Qeverisë, por, po thyem pasi që kanë ardhur disa mesazhe të cilat nuk tingëllojnë ndoshta aq bukur, jam I bindur se në të ardhmen do të vijnë në një nivelim i atyre mesazheve dhe atyre përkrahjeve ndaj këtyre shteteve”.

Mes tjerash ai foli edhe për qasjen e Serbisë në këtë situatë në veri.

“Ishte komplikuar situate politike në Serbi, ashtu si mendoj ajo që ka ndodhur në veri i ka konvenuar qeverisë së Serbisë për fat të keq, sepse ata duan ta heqin fokusin nga disa probleme që i kanë brenda shtetit të vet dhe mendoj se në këtë rast shfrytëzohet edhe veriu i Kosovës për manovra politike”, deklaroi kryeministri i Malit të Zi.

Abazoviq tha se është kundër dhunës dhe u bëri apel atyre që kanë ushtruar dhunë ndaj KFOR-it që veprime të tilla të mos përsëriten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj…