Abazoviq tregon se çka bisedoi me Escobarin

12 nëntor 2021 | 11:29

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar .

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Mali i Zi ka mbështetje të madhe nga administrata e ShBA-së për sektorin e sigurisë në operacionet më komplekse.

“Ajo që pretendojmë është vërtetuar. Unë mendoj se është e qartë për të gjithë tani. Ka filluar”, ka shkruar Abazoviq.

Gjatë vizitës në Mal të Zi, Escobar është takuar me gjithë liderët shtetërorë të këtij shteti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Drenasit nga “Demokratët për Drenasit”, Driton…