
Abazoviqi: Arrestimet kanë filluar, t’i hiqet imuniteti ish-ministrit të Bujqësisë
04 shkurt 2021
| 17:07
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti ish-ministrit të Bujqësisë, Petar Ivanoviq.
Siç është thënë nga Abazoviq, Ivanoviqi është aktori kryesor në aferën me “Fondin Abu Dhabi”.
Abazoviqi ka konfirmuar në llogarinë e vet në “Twitter” se ish-drejtori i IRF-së, Zoran Vukçeviq është arrestuar si pjesë e çështjes së “Fondit Abu Dhabi”.
“Arrestimet e disa njerëzve kanë filluar si pjesë e çështjes së ‘Fondit Abu Dhabi’, në të cilën buxheti u dëmtua për dhjetëra miliona euro”, ka shkruar Abazoviqi.