Abazoviqi dhe Osmani: E kemi për detyrë t’i konkretizojmë projekte me interes të përbashkët

30 maj 2022 | 17:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Me këtë rast, Osmani dhe Abazoviqi kanë biseduar për projekte të përbashkëta mes të dy vendeve.

Për takimin që është zhvilluar në margjinat e Samitit për Demokraci të Evropës Juglindore, ka njoftuar Abazoviq përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.

“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë projekte me interes të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Budva”, ka shkruar Abazoviqi.

Ndryshe në këtë samit, presidentja Osmani ka mbajtur sot një fjalim të fokusuar në ndryshimin e arkitekturës së sigurisë në Evropë, si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka kritikuar Komisionin Evropian,…