Abazoviqi dhe Rama zbresin në Kiev: Jemi këtu për ta mbështetur popullin ukrainas

15 qershor 2022 | 08:46

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është shoqëruar nga homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama, në një rrugëtim drejt Ukrainës.

Ata kishin pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ftoi Abazoviqin gjatë një bisede telefonike që ta vizitojë Kievin.

Abazoviqi vetëm një ditë pas bisedës telefonike me Zelenskyn, konfirmoi ftesën dhe së bashku me Edi Ramën u nisën për në Kiev.

Në Twitter Abazoviqi bëri me dije se kanë arritur në Kiev për t’ua shprehur mbështetjen qytetarëve ukrainas.

“Kemi arritur me Edi Ramën në Kiev, për t’u ofruar mbështetje qytetarëve sa i përket të drejtës për ta mbrojtur lirinë. Mali i Zi vazhdon ta ndihmojë Ukrainën në momentet e vështira dhe në katastrofën humanitare”, ka shkruar kryeministri i Malit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plani i qeverisë së Britanisë së Madhe për t'i dërguar…