Abazoviqi i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Malit të Zi
14 korrik 2022
| 23:02
Kryministri malazez Dritan Abazoviq, ka ofruar gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqjen nga pozita e të parit të Malit të Zi.
I pari i qeverisë malazeze, këtë e deklaroi për Vijesti, ndërsa u pyet, pasi partia Mali i Zi Demokratik, tha se Abazoviq do duhej ta bënte këtë sapo të përfundonte procesi zgjedhor i organeve të drejtësisë.
”Të gjithë duhet të kemi konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, të Gjykatës Kushtetuese. Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë në zgjedhje të reja’. Por para kësaj, le ta bëjmë punën të përbashkët.
Nëse kolegët demokratë, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, mendojnë kështu, unë jam gati të jap dorëheqjen”, është shprehur Abazoviq.