Abazoviqi i gëzohet vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën

09 mars 2023 | 16:26

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i është gëzuar lajmit, ku Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Sipas tij, ky është lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, njofton Klan Kosova.

“Lajm i mirë për fqinjët tanë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor! Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshilli të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Abazoviqi në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Milani në…