Abazoviqi me biçikletë në Nju-Jork, shënon ditën për gjendjen ekologjike në Mal të Zi
20 shtator 2022
| 16:52
Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është parë me biçikletë në Nju-Jork.
Këtë Abazoviq e ka bërë për ta shënuar ditën për gjendjen ekologjike në Mal të Zi.
“Ngasja me biçikletë për në selinë e OKB-së… Duke vënë në dukje rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimin e ndërgjegjësimit për mjedisin. Festimi i ditës për gjendjen ekologjike të Malit të Zi”, ka shkruar Abazoviq në “Facebook”.