Abazoviqi: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave në këtë shtet, Vladimir Leposaviq, i cili pyetjes nëse ishte i gatshëm të pranonte që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, ai ishte përgjigjur se nuk mund të njihte një ngjarje “për të cilën nuk ka njohuri”.
Leposaviqi ishte shprehur se do të pranonte krimet në Srebrenicë “kur kjo të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.
Pas reagimit të Bashkimit Evropian, ka reaguar edhe Abazoviqi nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”.
Ai ka thënë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se Qeveria e Malit të Zi i respekton të gjitha gjyqet ndërkombëtare.
“Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare. Në këtë pikë s’ka çfarë diskutohet. Kush nuk e kupton këtë gjë, s’ka vend në institucione e në funksione shtetërore. Le të shohim nga e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar Abazoviq.
U Srebrenici se dogodio genocid. @VladaCG poštuje sve međunarodne presude. Oko ove teme nema diskusije. Ko ovo ne razumije, nije mu mjesto na državnim funkcijama.
Okrenimo se budućnosti, čeka nas mnogo posla!🤝🏻
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) March 30, 2021