
Abazoviqi për “Der Spiegel”: Njohja për Kosovën nuk tërhiqet kurrsesi
14 shtator 2020
| 08:32
Lideri i partisë URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë për gazetën prestigjioze “Der Spiegel” se aleanca e re e arritur në mes të tri partive opozitare do të arrijë të rrëzojë Milo Gjukanoviqin dhe ka thënë se kursi drejt integrimit evropian nuk do të ndryshojë. “Ne udhëheqësit e tri aleancave elektorale nënshkruam një marrëveshje të mërkurën. Ndër të tjera, ajo përcakton se Mali i Zi mbetet një anëtar i NATO-s, vazhdon të përpiqet për integrimin në BE dhe nuk e revokon njohjen e Kosovës. Nëse ndonjë nga këto nuk respektohet, atëherë ne nuk do të jemi më pjesë e kësaj qeverie. Aleanca jonë zgjedhore është garancia për zhvillimin e vërtetë demokratik”, ka thënë ai.