Abazoviqi për vizitë zyrtare treditore në Kosovë

13 prill 2023 | 13:03

Kryeministri  në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të qëndrojë për vizitë zyrtare treditore në Kosovë.

Sipas njoftimit për media të ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Abazoviqi gjatë kësaj vizite që nis sot (e enjte) do të takohet me presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pos me krerë të shtetit, Abazoviqi do të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhikun.

Në agjendën e vizitës së shefit të qeverisë së Malit të Zi janë edhe takimet me dy ish-presidentë të Kosovës, Atifete Jahjagën dhe Behgjet Pacollin.

Përpos politikanëve, Abazoviqi do ta vizitojë fabrikën “Prince Cafe” në Pejë dhe do të pritet nga Shkëlqim Devolli, aksionar i “Devolli Corporation”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe deputeti Behgjet…