Abazoviqi: Qeveria e re e do të bazohet në sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik
Dritan Abazoviq, ka prezantuar të enjten programin qeverisës, derisa pritet që të zgjidhet kryeministër i Malit të Zi.
Me këtë rast, Abazoviqi ka thënë se qeveria e re malazeze do të bazohet në dy shtylla kryesore: sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë pesë linja prioritet të veprimit, përkatësisht: lufta kundër korrupsionit, investimet më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit dhe afirmimit të fëmijëve dhe të rinjve.
Ai ka thënë se të gjithë anëtarët e Qeverisë së Malit të Zi janë të obliguar të merren me të ardhmen e këtij shteti, e jo me kapjen e tij të mëtejshme me të kaluarën.
“Prandaj jam krenar që për herë të parë subjektet që nuk kanë bashkëpunuar drejtpërdrejtë deri më tani do të punojnë së bashku”, ka thënë ai.