Abazoviqi thotë se Gjukanoviqi po i mbron rrjetet kriminale brenda Malit të Zi

21 shtator 2022 | 11:51

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka akuzuar presidentin malazez, Milo Gjukanoviq për “mbrojtje të rrjeteve kriminale brenda vendit” pasi qeveria e tij ka bërë një numër rekord arrestimesh.

Këtë deklaratë Abazoviq e ka dhënë në një intervistë për “Washington Examiner”.

“Presidenti Gjukanoviq është në krye të kësaj”, ka thënë ai, duke e akuzuar atë për nxitjen e ndarjeve fetare dhe etnike që çuan në rënien e qeverisë së tij në gusht.

Ai i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, të ndihmojë në përshpejtimin e hyrjes së Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), duke argumentuar se një bllok më i madh evropian mund t’i rezistojë më mirë Rusisë.

Abazoviqi ka thënë se mbështetja më e madhe amerikane në luftën e Malit të Zi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë sanksionet e synuara, do të “ulte temperaturën” midis shteteve të ndara të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i drejtonte interesat e tyre drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF)…