Abazoviqi thotë se qeveria malazeze rrëzohet sot: Nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjedhje
04 shkurt 2022
| 15:48
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se pret që qeveria të rrëzohet sot në Kuvendin e këtij shteti
“Kjo qeveri e ka përmbushur mandatin e saj deri në fund, dikush do të thotë mirë, dikush keq. Jam i kënaqur. Është e rëndësishme që qytetarët të shohin se ndryshimet janë të mundshme”, u ka thënë Abazoviqi gazetarëve në Kuvend, raporton “Vijesti”.