Abazoviqi, Zelenskyit: Me dinjitetin tuaj po mahnitni të gjithë botën

02 qershor 2022 | 12:51

“Me kurajo dhe dinjitet të pamasë, njerëzit tuaj dhe ju personalisht mahnitni çdo ditë mbarë botën”.

Kjo është një pjesë e letrës mbështetëse që kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka dërguar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Për letrën e Abazoviqit dërguar Zelenskyt ka njoftuar Qeveria e Malit të Zi nëpërmjet faqes zyrtare në “Twitter”.

Ukraina nga 24 shkurti është duke u ballafaquar me agresionin rus i cili synon ta pushtojë vendin fqinj. Një pjesë të madhe të Ukrainës Lindore veç ia ka arritur.

Por, tash Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania i kanë premtuar Ukrainës armatim të avancuar për të përballuar luftën dhe agresionin rus.

Ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor janë radhitur në krahun e Perëndimit e kundër Kremlinit, përveç Serbisë e cila ka mbajtur pozicion të dyfishtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po qëndron për…