Abbott: Lufta kundër korrupsionit kërkon përpjekje kolektive të shoqërisë dhe qeverisë
Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka thënë se korrupsioni ka ulur besimin e qytetarëve në institucione dhe ka rritur pabarazinë shoqërore.
Prandaj sipas tij, lufta kundër korrupsionit kërkon përpjekje kolektive, duke shtuar se zyrtarët duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.
Abbott ka thënë se mosndëshkimi po bëhet themel ku po ndërtohet korrupsioni, raporton “EO”.
“Sot është një ditë për të reflektuar mbi ndikimin që ka korrupsioni, ditë për të rizotëruar qëllimin për principet e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit. Korrupsioni nuk është vetëm çështje ligjore, por është edhe çështje morale që ulin besimin në institucione dhe rrisin pabarazinë sociale sepse lufta kundër korrupsionit kërkon një pjekje kolektive të shoqërisë dhe qeverisë”.
“Ambasada britanike përmes projekteve po u ndihmon në ndërtimin e kulturës dhe transparencës dhe transparenca është baza e llogaridhënies të gjithë qytetarët dhe zyrtarët duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre. Është e ditur që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thuajse e pamundur pa një shoqëri civile dhe të pavarur, pa institucione të forta dhe mosndëshkimi bëhet një themel ku ndërtohet korrupsioni. Ne po ndihmojmë institucionet që të rrisin transparencën dhe me rekomandime të cilat iu ndihmojnë institucioneve për punën e tyre”, ka thënë ai.
Këto komente diplomati britanik i ka bërë në konferencën” Nga transparenca te besimi: Zgjidhjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel”, organizuar nga Iniciativa CorrWatch.