Abbott mbetet në rajon, emërohet ambasador i Britanisë në Shqipëri
28 qershor 2024
| 12:02
Diplomati britanik, Nicholas Abott, i cili ka shërbyer si ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë është emëruar tashmë ambasador në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë me dije Ambasada e Britanisë me seli në Tiranë.
Ai në këtë pozitë do ta pasojë diplomatin tjetër Alastair King-Smith dhe do ta marrë detyrën nga shtatori.