Abbott për takimin me Krasniqin: Diskutuam për perspektivën euroatlantike të Kosovës
29 janar 2024
| 22:52
Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është takuar sot me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai ka thënë se me të kanë diskutuar për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
“U takova gjithashtu me Memli Krasniqin për të diskutuar aspekte të ndryshme të ekonomisë së Kosovës, perspektivën e saj euroatlantike dhe rëndësinë e këtyre çështjeve për të ardhmen e Kosovës. Unë jam mirënjohës për njohuritë e Memlit bazuar në përvojën e tij të gjerë të qeverisjes”, ka thënë Abbott.