Abbott: Qeveria e re e Kosovës të formohet sa më parë

27 nëntor 2019 | 22:17

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe të formohet qeveria e re.

Komentet e diplomatit britanik vijnë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Pas kaq shumë vonesash, rinumërime dhe ankesa, tani duhet të mblidhet Kuvendi i ri në mënyrë që qeveria e re të formohet sa më parë që është e mundur”, ka shkruar Abbot në rrjetin social “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tërmeti i së martës ngriti tokën rreth 10 centimetra afër…