Abbott: Sir Stuart sjell shumë përvojë dhe njohuri për Kosovën
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka komentuar emërimin e Sir Stuart Peach si të dërguar të posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin.
Ai ka thënë se Peach do të sjell shumë përvojë dhe njohuri për Kosovën dhe rajonin.
“Këtë javë, Kryeministri emëroi një të dërguar të ri të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mezi pres që Sir Stuart të bashkojë përpjekjet për të trajtuar sfidat që ndajmë këtu. Sir Stuart sjell shumë përvojë dhe njohuri për Kosovën dhe rajonin. Për sa i përket asaj se çfarë do të thotë kjo për Kosovën, Sir Stuart do të jetë në gjendje të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja, si dhe çështje të tilla si krimet e luftës dhe personat e pagjetur dhe promovimin e iniciativës së MB-së për dhunën seksuale të lidhur me konfliktet”, ka deklaruar Abbott për “Telegraf”.