Abbott thotë se të zhdukurit nuk duhet të përdoren për përfitime politike

25 gusht 2021 | 12:29

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka bërë me dije se Kosova dhe Serbia duhet të komunikojnë për të ndarë informatat për personat e zhdukur.

Në forumin “Nevoja për de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!”, Abbot ka vlerësuar se të zhdukurit nuk duhet të përdoren për përfitime politike.

“Askush nuk duhet të përdorë këtë çështje për përfitime politike. Si Prishtina dhe Beogradi duhet të komunikojnë për të ndarë informatat në mënyrë të hapur dhe në një frymë të bashkëpunimit e jo të konfrontimit, dhe personat e zhdukur, familjet e tyre, dhe OJQ-të që merren me këtë çështje nuk duhet të përdoren si futboll në arenën politike në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Politikanët në dy anët mund të marrin një pozicion që të mbrojnë politikat e tyre por ne dëshirojmë të shohim institucione relevante të Kosovës që angazhohen për të zhdukurit”, ka deklaruar ai.

Sipas diplomatit britanik, duhet të zbardhet fati i çdo personi të zhdukur.

“Familjarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të ditur gjithë atë legjislacion që është në dispozicion. Ajo që është fondamentale është se nuk mbahet vetëm për një gjeneratë, është diçka që u takon të gjithëve. Këto çështje kanë peshë për krijimin e një identiteti që është i gjerë”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar projektligjin për Kodin e…