Abbotti takohet me Limajn, diskutojnë për fushatën zgjedhore
10 shkurt 2021
| 15:51
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është takuar të mërkurën me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Njoftimin për takimin me Limajn e ka bërë të ditur vetë Abbott, me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, teksa ka thënë se i pranishëm ishte edhe shefi i misionit të ekspertëve nga Britania e Madhe.
“Këtë pasdite kam pirë kafe me Fatmir Limajn. Ne diskutuam fushatën zgjedhore si dhe disa nga aspektet teknike të procesit me shefin e misionit të ekspertëve në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Abbotti.