Abbotti uron Osmanin për pozitën e saj në krye të Kuvendit të Kosovës
04 shkurt 2020
| 13:09
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar kryepralamentaren Vjosa Osmani për pozitën e saj udhëheqëse në Kuvendin e Kosovës.
Abbott përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se ky është një moment historik në përparim drejt barazisë gjinore.
“Përgëzoj Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si kryetare e Kuvendit, një rol kryesor për shtetin e Kosovës dhe demokracinë. Vjosa është kryetarja e parë femër në Kosovë, një moment historik në përparim drejt barazisë gjinore. Detyra të rëndësishme e presin Kuvendin e ri. I uroj Vjosës dhe kolegëve të saj suksese në punën e tyre”, ka shkruar Abbott.
/Epoka e re/