Abbotti uron Pashkët në tri gjuhët zyrtare në Kosovë
04 prill 2021
| 13:09
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar të gjithë besimtarët që sot festojnë Pashkët.
Abbotti urimin e ka bërë në tri gjuhët zyrtare të Kosovës në shqip, serbisht dhe në gjuhën angleze.
“Urimet e mia të përzemërta për të gjithë ju në Kosovë, që sot festoni të dielën e Pashkëve”, ka shkruar Abbotti në llogarinë e vet në “Faceboook”.