Abby Lee i nënshtrohet një operacioni urgjent
19 prill 2018
| 10:50
Abby Lee Miller ka pasur një operacion emergjent, ka raportuar revista “E! News”.
Hooman Melamed, kirurg i ortopedisë, ka treguar për revistën se Abby Lee kishte një operacion urgjent në shpinë për shkak të një infeksioni.
51-vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes për të hequr një masë afër shtyllës kurrizore. Ai ka shpjeguar se nëse masa nuk do të ishte hequr, ajo mund të vdiste ose të paralizohej.