Abdixhdiku: Kurti vizitoi Shqipërinë katër herë, Kliniken Infektive asnjëherë

26 prill 2021 | 14:31

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për pjesëmarrje në zgjedhjet e Shqipërisë.

Në seancën parlamentare, ku po debatohet për menaxhimin e pandemisë, ai ka thënë se Kurti për dy javë ka vizituar Shqipërinë katër herë, kurse Kliniken Infektive asnjëherë.

“Kjo pamje tregon për rëndësinë dhe përgjegjësinë që kjo Qeveri ia kushton pandemisë. Çdo dy orë një qytetar i Kosovës vdes për shkak të pandemisë. Nuk pres që ju si klasë politike të bëni mrekulli menjëherë, por ta kuptoni seriozitetin e kësaj ngjarje. Pres nga kryeministri të vjen këtu. Kryeministri ynë nuk po përpiqet fare, është zhdukur, është humbur. Kur çdo dy orë vdes një qytetar në Kosovë, kryeministri jonë shpërndan fletushka në Lezhë e Tiranë, merreni me mend. Për dy javë ka vizituar Shqipërinë 4 herë e qendrën Infektive asnjëherë. I bëj thirrje që punën e parë çdo mëngjes ta nisë nga QKUK-ja. 1000 pacientë për një Boiken nuk ia vlen, as ai si ka aq vota. Dilju zot kryeministër, ty të kanë prijës. Përpiqu, edhe kur nuk mundesh së paku përpiqu”, ka deklaruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve për lehtësim të qarkullimit…