Abdixhiku: 5, 6 dhe 7 mars, data të gravuara të lirisë dhe shtetit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me anëtarë të kësaj partie në 24-vjetorin e Epopesë së ushtrisë Çlirimatre të Kosovës (UÇK) kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz duke kujtuar kështu sakrificën e familjes Jashari.
Abdixhiku pas homazheve para medieve tha se kjo datë është rikujtim, se përpjekja për atdhe është shenjtë, dhe se rruga e nisur nga familja Jashari duhet të vazhdohet.
I pari i LDK-së ka theksuar se datat 5, 6 dhe 7 mars janë datat e gravuara të lirisë dhe shtetit tonë.
“Sot në Epopenë e UÇK-së në 24-vjetrin e Epopesë së UÇK-së shënojmë tri datat e rëndësishme të historisë kosovare. Datat 5, 6 dhe 7 mars janë datat e gravuara e lirisë dhe shtetit tonë. 24 vite më parë Drenica, Prekazi, familja Jashari u rrethua nga forcat serbe, ata mbrojtën pragun e shtëpisë së tyre dhe kështu mbrojtën edhe përpjekjen tonë kolektive për liri dhe për çlirim, dha një kushtrim të ri ngritjes sonë së përbashkët për çlirimin e madh. Sot 24 vite më pas ne e nderojmë familjen Jashari, komandantin legjendar Adem Jashari gjithë të rënët, burrat, gratë fëmijët e kësaj familje si një shenjë e jashtëzakonshme, si një shenjë e sakrificës sublime në altarin e lirisë. Kjo datë, kjo ditë, kjo epope është rikujtim për të gjithë ne, sidomos për ne në skenën politike se sa e shenjtë është përpjekja jonë për vend për atdhe dhe për liri. Andaj kemi një obligim moral që të vazhdojmë rrugën e nisur e shtruar nga ta”, ka thënë Abdixhiku.