Abdixhiku: Albin Kurti nuk e njeh më realitein, Kosova është në krizë shumë të thellë

16 korrik 2022 | 12:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili dje deklaroi se kur njerëzit kanë shpresë, shpenzojnë më shumë sesa kursejnë.

Abdixhiku, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Albin kurti nuk e njeh më realitetin, duke shtuar se i dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë.

Siaps, Abdixhikut, Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj

Postimi i tij i plotë:

Sepse në Evropë ‘nuk ka’ shpresë!

Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare.

Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se së shpejti do të formojë…