Abdixhiku: Arrestimi i Molliqajt ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike

01 shkurt 2022 | 21:12

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqajt para futjes në emisionin Pressing në T7.

Abdixhiku ka thënë se arrestimi i kryetarit të PSD-së ka shije të hakmarrjes politike.

“Arrestimi i dhunshëm i kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranushëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë”.

“Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura. I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar për arrestimin e kryetarit…