Abdixhiku: Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet

07 shtator 2021 | 11:07

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet dhe ta prekë demokracinë, pasi kryeparlamentari dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha mbrëmë në “DPT Te Fidani” se po të pyetej ai, do t’i shtyente zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Abdixhiku ka thënë se pushteti i LVV-së po flirton me idenë e shtyerjes së zgjedhjeve. Kjo, sipas tij, po ndodh për shkak se numrat nga terreni po e tmerrojnë partinë që po qeveris me vendin.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facbook:

Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet.

Askush s’guxon ta prekë demokracinë.

Numrat zgjedhor nga terreni, që po i shohim e ndjejmë të gjithë, duket se kanë tmerruar pushtetin e paaftë për të qeverisur mirë. Prandaj dhe flirtojnë me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, si masë e fundit dëshpëruese për parandalimin e rrënimit politik që po i pret. Shtyrja e zgjedhjeve është masë e paprecedentë, jodemokratike e ngufatëse ndaj ushtrimit të vullnetit qytetar – mjetit të vetëm të lirë që ky pushtet s’e kontrollon dot.

Propozimi im për shkurtim fushate, i përkrahur nga të gjithë përfaqësuesit opozitarë, nuk ka marrë ende përgjigjje nga kryetari i partisë së parë. Këtë arrogancë edhe e pranoj – po i duket vetja i paprekshëm; por prekjen e fundamentit demokratik, të zgjedhjeve, as nuk e pranojmë, as s’e tolerojmë e as s’e durojmë.

KQZ-ja është gati. Gati për organizimin shembullor të ushtrimit të vullnetit qytetar. Zgjedhjet në pandemi, më 14 shkurt e pa asnjë vaksinë, tashmë një herë janë mbajtur; prandaj dhe mund të mbahen sërish. Me masa, me distancë, me mirë organizim. Fushata duhet të shkurtohet e tubimet duhen të zvogëlohen. Por mbi të gjitha Qeveria duhet të punojë në detyrën e vetme që ka, luftimin e pandemisë. Tendenca destabilizuese në vend është luks tani.

Ftoj të gjitha partitë opozitare, shoqërinë civile, mediet e botën akademike të rreshtohen në një front refuzues ndaj tendencës për të prekur zgjedhjet si themel të demokracisë, nga një pushtet dëshpërues që po teston secilin kufij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka bërë thirrje për ndarje…