Abdixhiku: Baca Rifat, qëndresa juaj ishte rilindja jonë kombëtare

06 mars 2023 | 13:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një fjalë rasti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për ndër të “Epopesë së UÇK”-së, ku ka marrë pjesë edhe Rifat Latifi.

Fillimisht, ai ka falënderuar të gjitha kategoritë e luftës dhe institucionet e vendit.

“Të kujtosh ‘Epopenë e UÇK’-së do të thotë të kujtosh e shënosh fondamentin e Republikës së Kosovës”, ka thënë  Abdixhiku, duke shtuar se kujtuar rënien heroike të familjes Jashari.

“25 vjet më parë, mes thirrjeve monumentale të brezave nëpër histori, me familjen Jashari dhe 56 anëtarë të familjes, të afërm e bashkëluftëtarë, ranë në altarin e lirisë… Në historinë e popullit të Kosovës nuk ka asnjë ngjarje tjetër që arrin të evokojë dhembshuri dhe krenari në të njëjtën kohë”.

“Kjo thirrje e tyre (familjes Jashari) u dëgjua gjithandej Kosovës… komandanti i rënë i tyre, kishte lënë ndjekës që do të ndërtonin historitë më të bukura të luftës sonë. Sepse Adem Jashari, familja e tij – siç do të thoshte presidenti Rugova – po e mbronin pragun e shtëpisë”, ka thënë ai.

Në fjalën e tij, Abdixhiku i është drejtuar edhe Rifat Jasharit me disa fjalë.

“I nderuari baca Rifat, sot në Prekaz më the që dhimbjen e keni kapërcyer… Qëndresa juaj atëherë ishte rilindje e jona kombëtare. Rilindja juaj si familje, është qëndresë që na mban të gjithëve”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një bisedë gjatë orëve të vona të natës, Artani…