Abdixhiku: BE të heqë vizat për Kosovën

05 tetor 2021 | 22:15

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi sot se Bashkimi Evropian duhet të aplikojë standarde të njëjta për Ballkanin Perëndimor duke liberalizuar vizat për Kosovën.

Ai këto komente i bëri në një video-konferencë në Samitin e Partive Popullore Evropiane (PPE) për Ballkanin Perëndimor që u mbajt sot në Lubjanë.

“Në vigjilje të Samitit të BE-së që do të mbahet nesër, përfaqësuesit më të lartë të BE-së ritheksuan të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kryetari Abdixhiku kërkoi që BE-ja të aplikojë standarde të njëjta për këtë pjesë të rajonit duke liberalizuar vizat për Kosovën dhe që pesë vendet tjera të BE-së të njohin Republikën e Kosovës si dhe të hapin rrugën e shtetit tonë drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e bërë nga LDK.

Ndryshe, në këtë samit morën pjesë edhe presidenti i PPE, Donald Tusk, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz etj.

Samiti i Partive Popullore Evropian PPE u mbajt në vigjilje të Samitit të BE-së që mbahet nesër në Slloveni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe kandidati…