Abdixhiku bën fushatë në Vushtrri dhe Fushë-Kosovë, kërkon mbështetje për Tahirin dhe Berishën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar të martën në Komunën e Vushtrrisë dhe atë të Fushë-Kosovës, për t’i dhënë mbështetje Xhafer Tahirit dhe Burim Berishës për zgjedhjet e 14 nëntorit.
Abdixhiku ka lavdëruar Tahirin dhe Berishën për të cilët ka thënë se janë kryetarë shembull.
“Me Xhafer Tahiri në Vushtrri! Me Burim Berisha në Fushë Kosovë! Xhafa për mandatin e radhës për të e për të gjithë. Një politikan shembull; bashkëpunëtor i imi i ngushtë; shtyllë e progresit tonë politik. Një Kryetar me botëkuptime të reja, energji e vullnet për ndryshim. Në katër vitet e shkuara ai transformoj Vushtrrinë. Prandaj kthim prapa s’mund të ketë aty. Burimi për vazhdim të zhvillimit të hovshëm në Fushë Kosovë, një komunë që garon me secilin qytet tjetër sot në Kosovë. Burimi është bashkëpunëtor i vërtetë, bashkudhëtar i imi politik me plot vullnet e jetë. I afërt me të gjithë, punëtor i palodhshëm, udhëheqës i denjë. Banorët e dy komunave para vetes kanë zgjedhje të lehtë. Më 14 nëntor, numrin 160, Xhafer Tahirin në Vushtrri e Burim Berishën në Fushë Kosovë për mandatin e radhës!”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.