Abdixhiku bën homazhe në nderim të akademik Ferrit

07 qershor 2024 | 14:45

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferri.

Abdixhiku ka vlerësuar lartë figurën dhe personalitetin e akademik Ferrit.

“Akademik Rexhep Ferri është ikonë e përjetshme e artit tonë. Ai i përket gjeneratës së artë që vendosen themelet e artit në Kosovë. Vepra e akademik Rexhep Ferri prej pedagogu, e artisti do të mbetet përjetësisht në historinë tonë shqiptare. Ai do të kujtohet përherë si personalitet i jashtëzakonshëm, ndërsa arti i tij do të mbetet udhërrëfyes për breza të tërë. Lavdi jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Ferri!”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin rreth…